Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy kandidatë për ta marrë drejtimin e Shqipërisë, njëri prej tyre ish-lojtar i Realit e Interit
    Ballina-2

    Dy kandidatë për ta marrë drejtimin e Shqipërisë, njëri prej tyre ish-lojtar i Realit e Interit

    27/12/2022 12:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ditët kalojnë dhe pritjes po i vjen fundi. Së shpejti FSHF-ja do të zyrtarizojë edhe emrin e ri që do të pasojë Edi Rejën në krye të bankinës.

    Lista është ngushtuar së tepërmi dhe “Euronews Albania” ka zbuluar dy kandidatët përfundimtarë për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

    Dilema është mes Cambiasos dhe Ruedës.

    Esteban Cambiasso është një ish-futbollist argjentinas me një karrierë mjaft të pasur, ku ka mbajtur veshur fanella me peshë si ato të Realit të Madridit dhe Interit, si dhe të Kombëtares së Argjentinës.

    Por sa i përket trajnimit, 42-vjeçari ka provuar vetëm pozicionin e ndihmës-trajnerit.

    Ndërkohë Reinaldo Rueda vjen me një jetëshkrim të pasur në fushën e trajnimit të ekipeve.

    Kolumbiani 65-vjeçar ka përvojë të madhe në menaxhimin e Kombëtareve, teksa më parë ka drejtuar Kolumbinë, Kilin, Hondurasin, me të cilët ka pasur edhe pjesëmarrje në Kupën e Botës apo pozicione të larta në Kupën e Amerikës së Jugut.

    Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Federatës Shqiptare të Futbollit.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.