Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy klube të njohura të Premierligës e duan Muriqin
    Ballina-1

    Dy klube të njohura të Premierligës e duan Muriqin

    27/12/2022 12:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar të janarit.

    Sulmuesi kosovar e kaloi një vit të jashtëzakonshëm në klubin ishullor duke bërë që klubet e njohura evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

    Në ditët e fundit u spekulua për interesimin e dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico për shërbimet e 28 vjeçarit.

    Ndërsa tash, thuhet se përfaqësuesin kosovar e duan edhe në ligën më të fortë të futbollit në botë – në Premierligë.

    Sipas mediave spanjolle, dy klubet e fundit që kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios janë Aston Villa dhe Evertoni.

    Mediumi “elgoldigital”, përcjell “Gazeta Express”, shkruan tutje se trajneri Unai Emery dëshiron ta transferojë sulmuesin shtatlartë në qytetin e Birminghamit pasi është në kërkim të një sulmuesi me tipare të Muriqit.

    Të dyja klubet e Premierligës thuhet se janë të gatshme të bëjnë oferta të kënaqshme ekonomike për ta bindur Mallorcan që ta shesë lojtarin, i cili gjatë verës kishte nënshkruar kontratë afatgjate.

    Edhe pse prizrenasi ka thënë se ndihet mjaft mirë në Mallorca, një ofertë e mirë financiare për të dhe një mundësi për të luajtur në një klub më të madh, do të mundtë t’ia ndërronin mendimin atij.

    Javë më parë flitej për një interesim eventual të Sevillës dhe Villarrealit në Spanjë dhe të Brightonit në Angli për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm kosovar.

    Trajneri Javier Aguirre ka thënë se nuk e di të ardhmen e Muriqit, e as të asnjërit prej klubeve, duke insistuar se deri tash nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare për “Piratin”, shkruan “Gazeta Express.

    Shitjes eventuale të Muriqit po i lutet Lazio, e cila do t’i përfitonte 45 për qind të shumës totale, në bazë të marrëveshjes që e ka me Mallorcan.

    Vedat Muriqi u zgjodh së fundmi lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2022. 

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.