Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy klubet që u inkuadruan në Superligë ndahen me trajnerë
    Ballina-2

    Dy klubet që u inkuadruan në Superligë ndahen me trajnerë

    13/06/2023 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy klubet që u inkuadruan në Superligë, Feronikeli 74’ dhe Liria janë ndarë me trajnerë.

    Granit Begolli njoftoi për ndarjen me klubin nga Drenasi, ndërsa klubi prizrenas njoftoi ndërkohë se i ndau rrugët me trajnerin Xhingis Rexhepi.

    Trajneri Begolli ka njoftuar për ndarjen me klubin të cilin e inkuadroi në Superligë pas dominimit në Ligën e Parë.

    Edhe pse thotë se e kishte mundësinë ta drejtonte klubin në ligën elitare të futbollit kosovar, Begolli e zgjodhi largimin.

    “Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74′. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi  mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku. Mirupafshim Feronikeli”, ka shkruar Begolli në “Facebook”.

    Ndërsa, ndarjen me trajnerin nga Maqedonia e Veriut e njoftoi klubi prizrenas përmes faqes zyrtare në Facebook duke e falënderuar atë për punën e bërë dhe duke i uruar atij suksese në të ardhmen.

    TË LIDHURA

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.