Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy sfidat e ardhshme të Dritës: Fillim i krizës apo konfirmim i “turbulencave” momentale
    Ballina-1

    Dy sfidat e ardhshme të Dritës: Fillim i krizës apo konfirmim i “turbulencave” momentale

    01/11/2022 17:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e Gjilanit e nisi edicionin 2022/23 duke renditur fitoret një pas një. Madje, ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ishte skuadra e vetme e pamposhtur në 11 javët e para kampionale duke kryesuar në tabelën e klasifikimit në Superligën e Kosovës në futboll.

    Me humbjen 1:2 nga Prishtinë në Gjilan, Drita disi nisi me formë jo stabile. “Bardhekaltrit” në takimin e radhës pas Prishtinës, triumfuan 1:0 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Ferizajt, me golin e Besnik Krasniqit në minutën e dytë shtesë nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Demokracia.com.

    Se Drita kishte nisur një formë të luhatshme si në lojë, ashtu edhe në rezultate në takimet e fundit u pa në Podujevë kur pëso humbje të thellë 4:1 nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Tre herë kampionët e Kosovës dy përballjet e radhës i ka mjaft të vështira në “letër”.

    Nënkampionia e Superligës këtë të diele mirëpret Ballkanin, kampionin në fuqi. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ekipin e Ardian Nuhiut për vazhdimësinë e kampionit kundër një prej rivalëve kryesor për titull.

    Pas Ballkanit, Dritën e pret derbi më i madh i Kosovës kundër Gjilanit. Derbi i Anamoravës gjithmonë di të jetë i paparashikueshëm, pavarësisht formës së njërës apo tjetrës skuadër.

    Andaj, në dy ballafaqimet e radhës, Drita ose do ta nis një krizë të rezultateve, ose në rast të rezultateve pozitive do të tregojë se ka kaluar “turbulenca” momentale.

    Drita ka 30 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Ballkani që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.