Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy sportistë suspendohen për anti-doping në Kosovë, dolën pozitiv për marihuanë
    Ballina-1

    Dy sportistë suspendohen për anti-doping në Kosovë, dolën pozitiv për marihuanë

    19/11/2024 21:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë ka suspenduar basketbollistin e Golden Eagle Yllit, Terrell Brown, për shkak se i njëjti ka rezultuar pozitiv në testet për doping të bërë së fundmi nga (KosADA).

    Brown është suspenduar për tre muaj (04.10.2024 – 04.01.2025) nga ushtrimi i çdo aktiviteti sportiv, raporton AsistOnline.

    Basketbollisti i Ylli nuk është i vetmi basketbollist që është suspenduar nga KosADA.

    Agjencia e Anti-Dopingut sezonin e kaluar kishte suspenduar basketbollistin e Trepçës, Jordy Tshimanga.

    Që të dy basketbollistët janë suspenduar për shkak të përdorimit të substancës së njëjtë, THC tetrahydrocanabinol / Carboxy THC.

    Por çfarë është THC tetrahydrocanabinol / Carboxy THC?

    Tetrahidrokanabinol (THC) është njëra prej komponimeve kimike që gjenden në kanabis/marihuanë. Ajo ka efekt dehës – që ndryshojnë mendjen. Produktet e kanabisit me THC mund të shkaktojnë ndryshime në humor, mendime dhe perceptime të realitetit. Këto produkte gjithashtu mund të shkaktojnë efekte të dëmshme shëndetësore në tru dhe pjesë të tjera të trupit.Marihuana është një drogë që ndryshon mendjen (psikoaktive), e prodhuar nga bima Cannabis sativa. Marihuana ka mbi 480 përbërës THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), që besohet të jetë përbërësi kryesor që prodhon efektin psikoaktiv.

    Tetrahidrokanabinol (THC-COOH) është një tregues i fortë se pacienti ka përdorur kanabis/marihuanë. THC-COOH mund të zbulohet në urinë për më shumë se 7 ditë pas një përdorimi të vetëm.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

    21/08/2025 23:12

    Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

    21/08/2025 22:07

    Drita bën hap të madh para drejt Ligës së Konferencës

    21/08/2025 21:58

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.