Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore
    Ballina-1

    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore

    03/06/2025 22:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova U19 ka nisur fazën përgatitore për dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së regjionit të Saksonisë (Gjermani), të cilat zhvillohen më 4 dhe 6 qershor. 

    Këto miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit Albert Bunjaku për t’u përgatitur për kualifikimet e Kampionatit Evropian të cilat fillojnë në muajin tetor. 

    Përzgjedhësi Albert Bunjaku në këtë grumbullim ka ftuar 23 futbollistë, nga të cilët 17 vijnë nga klubet jashtë vendit, si Gjermani, Zvicër, Norvegji etj, ndërsa 3 janë lojtarë vendorë, të cilët e kanë treguar potencialin e tyre me paraqitjet e tyre në muajin mars. 

    Engjell Krasniqi, i cili luan te gurpmoshat e Borussia Mönchengladbach, pohoi se duan të fitojnë këto ndeshje.  

    “100 për qind duam të fitojmë. I njoh disa nga lojtarët e Saksonisë, pasi kam luajtur kundër tyre. Ata luajnë futboll të shpejtë dhe agresiv, por ne kemi një strategji të fortë që e ka ndërtuar trajneri, dhe besoj se do të fitojmë”, deklaroi Krasniqi. 

    Ndërkohë, Floni Selimi që luan te Hallescher vlerësoi atmosferën brenda ekipit dardan dhe besimin që ka skuadra në potencialin e vet. 

    “Atmosfera është shumë e mirë. I njoh shumicën e lojtarëve sepse kemi qenë bashkë në ekipin U17 gjatë kualifikimeve. Tani janë bashkuar edhe futbollistë të tjerë nga Gjermania dhe Zvicra dhe shpresoj se do të ja dalim”, deklaroi Selimi. 

    Ndeshjen e parë miqësore Kosova e zhvillon të mërkurën (nesër) nga ora 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.