Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E ardhmja e Mbappe, shoku i skuadrës së sulmuesit: Temë tabu, le të marrë vendimin më të mirë
    Ballina-2

    E ardhmja e Mbappe, shoku i skuadrës së sulmuesit: Temë tabu, le të marrë vendimin më të mirë

    07/02/2024 18:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të përfolur. Shpeshherë ka patur thashetheme rreth një kalimi nga PSG te Real Madrid, por kushtet nuk kanë qenë asnjëherë të duhurat.

    Gjatë intervistës së dhënë për RTL, Lucas Hernandez foli për të ardhmen e sulmuesit, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

    “Ne e dimë, ka shumë pritje. Le të përpiqemi të mos flasim për këtë temë. Tema është tabu. Nëse më duhet të them të vërtetën, ne nuk flasim për këtë. E dimë se ka shumë pritje, ndaj nuk duam ta shqetësojmë shumë.

    Pyete atë, varet nga ai. Ai duhet të marrë vendimin më të mirë për të, për familjen, për karrierën e tij. Mendoj se vendimi që do të marrë do të jetë i duhuri, duke shpresuar se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain me ne” – Tha Lucas Hernandez.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.