Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E bëri shqiponjën gjatë festës së golit në Rumani kërkojnë dënimin e Albion Rrahmanit
    Ballina-1

    E bëri shqiponjën gjatë festës së golit në Rumani kërkojnë dënimin e Albion Rrahmanit

    29/09/2023 16:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Goditja që Albion Rrahmani bëri në Rumani gjatë festimit të golit me shqiponjë, në ndeshjen mes Rapidit të Bukureshtit dhe Cluj, ishte me inteligjencë të lartë.

    Vetëm pak ditë para se të fluturonte me shqiponjën para tifozëve rumunë, kishte ndodhur edhe ngjarja e turpshme.

    Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre pasi tifozët vendas nisën të këndonin dhe vendosën parulla: “Kosova është Serbi”. Ndërkohë festa e Rrahmanit me shqiponjë ishte për t’i treguar edhe tifozëve të ekipit të tij, Rapidit, se Kosova është Shqipëri.

    Për më tepër sulmuesi shkoi një hap më tej teksa u shpreh në intervistën pas ndeshjes se është shqiptar dhe se inkurajonte të gjithë lojtarët shqiptarë për të festuar me shqiponjë. E gjitha kjo situatë i ka çmendur rumunët që kërkojnë dënim për Rrahmanin.

    Mediat në Rumani kanë kërkuar nga Federata Rumune e Futbollit që të dënojë Albionin ashtu siç është bërë në rastin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Madje ato kanë hapur edhe rregulloren e Federatës ku thuhet se për gjeste provokuese ka dënim nga 1-6 ndeshje. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Modriqi mbeti i impresionuar nga Igli Tare

    16/07/2025 18:12

    Zhvillim i papritur, Xhaka mund të kthehet në Premier League

    16/07/2025 17:40

    UEFA e përjashton për dhjetë vjet nga garat evropiane, klubin nga Mali i Zi

    16/07/2025 16:49

    Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

    16/07/2025 12:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.