Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E BUJSHME! Dy klube të La Liga-s shprehin interesim për transferimin e Vedat Muriqit
    Futboll ndërkombëtar

    E BUJSHME! Dy klube të La Liga-s shprehin interesim për transferimin e Vedat Muriqit

    09/11/2022 19:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.

    Sulmuesi kosovar po e bën namin në La Liga, ku i ka realizuar 7 gola deri tash, më saktësisht mbi 60 për qind të golave që i ka shënuar Mallorca, ndërsa e ka edhe një asistim.

    E kjo ka bërë që klubet e njohura spanjolle të shfaqin interesim për “Piratin”.

    Sipas mediave spanjolle, janë dy klube të La Ligas që e duan në gjirin e tyre përfaqësuesin kosovar.

    “Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila s’është e kënaqur me sulmuesit aktualë, Rafa Mir e En Nesyri.

    Prandaj, mediumi spanjoll shton se Muriqi do t’i përshtatej në mënyrë perfektë lojës së trajnerit Jorge Sampaoli.

    Ndërkohë, ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.

    Trajneri Quique Setien do të donte ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin, për ta bërë një dyshe të frikshme bashkë me Gerard Morenon.

    Pra, Muriqi ka shpërthyer këtë vit me Mallorcan dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.