Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Hajvalisë transferohet te Vasko de Gama
    Ballina-1

    E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Hajvalisë transferohet te Vasko de Gama

    27/06/2023 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-sulmuesi i Hajvalisë së Prishtinës në kohën kur udhëhiqej nga trajneri Ismet Munishi, Sergio Junior, i njohur ndryshe si Serxhinjo, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra e Vasko de Gamës në elitën e futbollit brazilian. 

    28-vjeçari ka qenë pjesë edhe e klubit të Skendërbeut në Shqipëri, por nuk mundi të lerë gjurmë në elitën e futbollit shqiptar.

    Më pas braziliani u transferua në kampionatin maqedonas te Rabotniçki dhe Shkupi, teksa hapin e rëndësishëm në karrierë e bëri në sezonin 2020/2021, kur iu bashkua turqve të Giresunsport.

    Tek kjo skuadër sulmuesi qëndroi 3 sezone, ndërkohë që ditën e sotme firmosi te klubi prestigjioz brazilian Vasko de Gama, që numëron plot 8 trofe të fituara, teksa spikasin 4 kampionatet, 1 Kupë Sudamerikane dhe 1 Kupë Libertadores. 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.