Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E BUJSHME| Mërgim Berisha vjen në Prishtinë për bisedime për t’iu bashkuar Kosovës
    Ballina-2

    E BUJSHME| Mërgim Berisha vjen në Prishtinë për bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    17/11/2022 15:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mërgim Berisha do të qëndrojë në Prishtinë këtë fundjavë për bisedime me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, mëson Gazeta Nacionale.

    Një burim i afërt me lojtarin tha për Nacionalen se Berisha – sulmuesi i Fenerbahçes i huazuar në Augsburg – do të vijë në Kosovë këtë fundjavë për të biseduar për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Nacionale mëson nga një burim tjetër se Berisha mund të takohet me drejtuesit e FFK-së të në dy apo tri ditët në vijim për të biseduar për mundësinë që ai të jetë pjesë e Kosovës më në fund, pasi Gjermania e zhgënjeu sërish duke mos e ftuar në Botëror.

    Javën e kaluar, ai kishte kontaktuar me drejtuesit e federatës për një takim këtë javë në kryeqytetin kosovar, ku do të bisedojë për ta veshura fanellën dardane së shpejti.

    Kosova ka shumë vite që përpiqet ta bindë Berishën, në mesin e shumtë të tjerëve, që ta pranojnë thirrjen për ta përfaqësuar vendin e origjinës.

    Berisha, 24 vjeç, ka qenë synim i kamotshëm i Kosovës por ai nuk ka pranuar deri më sot të jetë pjesë e ekipit kombëtar verdhekaltër, duke pritur gjithmonë thirrjen e Kombëtares së Gjermanisë.

    Ai ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 – duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar – por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.

    Berisha u zhgënjye përfundimisht nga Gjermania, pasi trajneri Hansi Flick nuk e thirri në mesin e 26 lojtarëve që do ta përfaqësojnë vendin në Kupën e Botës 2022, që nis të dielën në Katar.

    Berisha, i lindur në Berchtesgaden nga prindërit shqiptarë të Suharekës, kishte mbajtur shpresa se Flick do ta thërriste në Botëror.

    “Jam mjaft i lumtur për këtë (fjalët e trajnerit Hansi Flick) dhe mendoj se i kam kualitetet e duhura për të luajtur në Kombëtare. Me U-21 jemi shpallur kampionë të Evropës në vitin 2021 dhe do ta bëj më të mirën për ta vazhduar këtë kapitull”, kishte thënë Berisha për “Sport Bild” javë më parë.

    Por atij nuk i erdhi asnjëherë thirrja që shumë e kishte pritur dhe duket se durimi i tij për ta pritur Gjermaninë tashmë është sosur.

    24-vjeçari po kalon nëpër formë të mirë në Bundesligë këtë sezon për Augsburgun, të cilit iu bashkua në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar nga klubit turk Fenerbahçe, pasi i ka shënuar tri gola dhe i ka dhënë katër asiste në 10 paraqitje.

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.