Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E bujshme nga Gjermania, Bayerni i beson stolin ish-trajnerit të Realit
    Ballina-1

    E bujshme nga Gjermania, Bayerni i beson stolin ish-trajnerit të Realit

    26/02/2024 23:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e klubit gjigant bavarez do të ulet i mirënjohuri Zinedine Zidane.

    51-vjeçari francez është i papunë që prej 2021-shit, kur u largua nga Reali i Madridit dhe duket se ka pranuar ofertën e bavarezëve për të marrë drejtimin e skuadrës që nga vera e këtij viti.

    Klubi i Bayernit dhe vetë Zidane nuk kanë dhënë asnjë konfirmim, teksa vetë francezi ka lënë të kuptohet se në sezonin e ri do të rikthehet të drejtojë, por pa dhënë më shumë detaje.

    Zinedine Zidane pati një karrierë të shkëlqyer si futbollist te Franca, por edhe te Juventus e Real Madrid, teksa pikërisht me spanjollët numëron edhe dy eksperienca si trajner.

    E para ka qenë fantastike, pasi ka fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, në periudhën 2016-2018, ndërsa eksperienca tjetër 2019-2021 u mbyll pa lënë gjurmë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.