Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E bujshme nga Spanja: Silvinho nuk ka rinovuar, ka interes nga klube evropiane
    Ballina-1

    E bujshme nga Spanja: Silvinho nuk ka rinovuar, ka interes nga klube evropiane

    27/06/2024 08:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Euro 2024, ashtu siç pritej, nuk ka nxjerrë në vitrinë vetëm futbollistët e Kombëtares shqiptare, por edhe trajnerin Silvinho.

    Ky i fundit kërkonte një mundësi për t’u bërë përsëri faktor në skenën ndërkombëtare pas zhgënjimeve me Korinthians dhe Olimpik Lion, teksa ia dha këtë shans paraqitja që bënë kuqezinjtë në Gjermani.

    Shumëkush pret rinovimin e Silvinjos, me presidentin Duka i cili prej kohësh ka nja akord verbal me të. Por sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, nuk ka një firmë mes palëve.

    “Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.

    “Vetë Silvinho u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë. ”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Evropiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle.

    TË LIDHURA

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49

    Ferizaj shënon fitoren e dytë

    24/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.