Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E bujshme, trajneri shkarkohet 15 orë pas zyrtarizimit
    Fun

    E bujshme, trajneri shkarkohet 15 orë pas zyrtarizimit

    11/01/2023 17:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shkarkimi më i shpejtë në histori. Klubi kanadez Montreal shkarkoi trajnerin e skuadrës së dytë vetëm 15 orë pas është zyrtarizuar në atë detyrë.

    Pas njoftimit për marrjen në punë të trajnerit italo-kanadez Sandro Grande, profile i klubit është bombarduar me komente negative për trajnerin e sapo punësuar.

    Trajneri i Kebekut u shkarkua për shkak të komenteve që ka bërë në vitin 2012 në rrjetet sociale. Reagimi i zjarrtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit të cilët e kanë parë të arsyeshme largimin e Sandro Grandes.

    Në atë kohë, pas një sulmi me armë, trajneri kishte vënë në shënjestër qeverinë e Kebekut pasi sulmuesi nuk arriti të qëllonte kryeministrin, por plagosi disa persona.

    “I vetmi gabim që bëri agresori ishte që gaboi objektivin. Mik, do jetë për herën tjetër! Shpresoj!”. Komenti tronditës – edhe pas më shumë se dhjetë vitesh – I kushtoi trajnerit punën. 

    TË LIDHURA

    Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

    31/12/2025 15:58

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.