Futboll ndërkombëtar

E bujshme, trajneri shkarkohet 15 orë pas zyrtarizimit

E bujshme, trajneri shkarkohet 15 orë pas zyrtarizimit

Shkarkimi më i shpejtë në histori. Klubi kanadez Montreal shkarkoi trajnerin e skuadrës së dytë vetëm 15 orë pas është zyrtarizuar në atë detyrë. Pas njoftimit për marrjen në punë të trajnerit italo-kanadez Sandro Grande, profile i klubit është bombarduar me komente negative për trajnerin e sapo punësuar. Trajneri i Kebekut u shkarkua për shkak

Besnik Batusha

Shkarkimi më i shpejtë në histori. Klubi kanadez Montreal shkarkoi trajnerin e skuadrës së dytë vetëm 15 orë pas është zyrtarizuar në atë detyrë.

Pas njoftimit për marrjen në punë të trajnerit italo-kanadez Sandro Grande, profile i klubit është bombarduar me komente negative për trajnerin e sapo punësuar.

Trajneri i Kebekut u shkarkua për shkak të komenteve që ka bërë në vitin 2012 në rrjetet sociale. Reagimi i zjarrtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit të cilët e kanë parë të arsyeshme largimin e Sandro Grandes.

Në atë kohë, pas një sulmi me armë, trajneri kishte vënë në shënjestër qeverinë e Kebekut pasi sulmuesi nuk arriti të qëllonte kryeministrin, por plagosi disa persona.

“I vetmi gabim që bëri agresori ishte që gaboi objektivin. Mik, do jetë për herën tjetër! Shpresoj!”. Komenti tronditës – edhe pas më shumë se dhjetë vitesh – I kushtoi trajnerit punën. 

Sandro Grande

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions