Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E dhimbshme, nga sulmet izraelite vritet futbollisti 21-vjeçar që ishte pjesë e Kombëtares së Palestinës
    Ballina-1

    E dhimbshme, nga sulmet izraelite vritet futbollisti 21-vjeçar që ishte pjesë e Kombëtares së Palestinës

    16/10/2024 14:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vazhdojnë informacionet tronditëse nga Lindja e Mesme.

    Klubi i futbollit Palestino dhe mediat palestineze njoftuan se është vrarë futbollisti i Palestinës, Abu Tima.

    Një futbollist i ri (21) i cili luante për ekipin U20 të Palestinës ka vdekur së bashku me nëntë anëtarë të familjes.

    Sa i përket karrierës së tij, Abu Tima luajti për Ittihad Khan Younis në nivel klubi dhe konsiderohej një lojtar i talentuar.

    Informacioni shqetësues thotë – Tima është një nga 245 futbollistët e vrarë gjatë luftës që filloi në tetor të vitit të kaluar.

    Rreth 400 atletë palestinezë u vranë në konfliktin izraelito-palestinez dhe aktualisht një rast i iniciuar nga Shoqata e Futbollit të Palestinës po zhvillohej para FIFA-s.

    Palestinezët kërkojnë që të gjitha kombëtaret dhe klubet izraelite të përjashtohen nga garat ndërkombëtare për shkak të pasojave të luftës shkatërruese, por vendimi tashmë është shtyrë disa herë.

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.