Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E humbi finalen mbrëmë, trajneri i katër lojtarëve shqiptarë shkarkohet nga Sparta e Pragës
    Ballina-1

    E humbi finalen mbrëmë, trajneri i katër lojtarëve shqiptarë shkarkohet nga Sparta e Pragës

    15/05/2025 15:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Sparta Pragës ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Lars Friis.

    Ky largim vjen pas humbjes mbrëmë në finalen e Kupës së Çekisë.

    “Pas zhgënjimit të madh nga ndeshja në Olomouc, nuk mund të prisnim më gjatë. Edhe duke marrë parasysh faktin se jemi në vendin e katërt në tabelën e ligës dhe kemi humbur katër ndeshje radhazi. Sezoni aktual është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ekipi është marrë përkohësisht nga Luboš Loučka, i cili do t’i japë ekipit energji të re. Dhe lojtarëve u kanë mbetur vetëm dy ndeshje për të vërtetuar se ata kujdesen për klubin”, thotë drejtori sportiv i AC Sparta Prague, Tomáš Rosický.

    Sparta e Pragës mbrëmë u mposht 3:1 ndaj Sigmas, madje golin e vetëm për ekipin e Spartas e shënoi Albion Rrahmani.

    Friis në skuadër kishte katër lojtarë shqiptarë: Qazim Laçin, Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin dhe Indrit Tucin.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.