Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E jashtëzakonshme, Laura Fazliu në finale të Mastersit
    Ballina-1

    E jashtëzakonshme, Laura Fazliu në finale të Mastersit

    21/12/2022 14:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Laura Fazliu po tregohet e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit.

    Xhudistja kosovare ka depërtuar në finale të kategorisë deri në 63 kilogramë.

    Ajo ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale.

    Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e mposhti francezen Manon Deketer.

    Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska.

    Pas pauzës disaorëshe, Fazliu do ta kërkojë medaljen e artë, njëjtë siç bëri dje Distria Krasniqi.

    Laura e ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë, por ta do ta kërkojë të artën.

    Në këtë kompeticion do të marrë pjesë edhe garuesja e katërt kosovare, Loriana Kuka.

    Ky është njëri prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e xhudos. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.