Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros
    Futboll ndërkombëtar

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ka arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albion për të transferuar Joao Pedro. 

    Sulmuesi brazilian 23-vjeçar ishte në shënjestrën e Chelseat dhe Newcastle United, por vetë lojtari ka preferuar vetëm kalimin te skuadra nga Londra Perëndimore. 

    Marrëveshja është arritur për një shumë që tejkalon 50 milionë paund, ndërsa janë dakordësuar edhe kushtet personale për një kontratë deri në vitin 2032. 

    Aktualisht, lojtari është në rrugë nga Brazili drejt Shteteve të Bashkuara për të kryer testet mjekësore, përpara se t’i bashkohet skuadrës së Chelseat në Kupën e Botës për Klube. 

    Ky transferim shton një element të ri në repartin ofensiv të Chelseat, që tashmë është përforcuar gjatë kësaj vere. 

     Liam Delap ka ardhur nga Ipswich Town, ndërsa do t’i bashkohet edhe anësori i Borussia Dortmundit, Jamie Gittens. 

    Ashtu si Delap, Dario Essugo, Estevao, Mamadou Sarr dhe Kendry Paez, kanë mbërritur gjithashtu te Chelsea si rezultat i marrëveshjeve të mëparshme. 

    Jadon Sancho është larguar nga ‘Stamford Bridge’ pas një huazimi njëvjeçar.  

    Chelsea ka nënshkruar me disa lojtarë nga Brighton në sezonet e fundit, përfshirë Marc Cucurella, Moises Caicedo dhe Robert Sanchez, ndërkohë që Levi Colwill gjithashtu kaloi sezonin 2022/2023 në huazim te klubi nga jugu i Anglisë.

    TË LIDHURA

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.