Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pabesueshme, autobusi i ekipit lë Mazzarrin në Romë dhe largohet pa trajnerin drejt Napolit
    Ballina-2

    E pabesueshme, autobusi i ekipit lë Mazzarrin në Romë dhe largohet pa trajnerin drejt Napolit

    26/12/2023 17:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas ndeshjes ndërmjet Romës dhe Napolit (2-0), trajneri i miqve, Walter Mazzari, kaloi një kohë të gjatë me shtypin pavarësisht humbjes.

    E gjithë procedura zgjati shumë, kështu që i rikthyeri në pankinën e Napolit humbi plotësisht sensin e kohës.

    Skuadra e Napolit tashmë kishte hipur në autobus pas minutave të pritjes dhe më në fund ishte nisur drejt Napolit. Trajneri nuk ishte me ekipin dhe humbi autobusin.

    La Repubblica raporton se “detyrat mediatike” të trajnerit të Napolit kanë kushtuar jo pak para. Ai duhej të paguante një taksi nga Roma deri në Napoli. Kamerat kapën trajnerin teksa ishte jashtë Stadio Olimpico të Romës dhe priste për një udhëtim. Mazzari u rikthye te Napoli në nëntor të këtij viti, 10 vite nga largimi i fundit, duke zëvendësuar Rudi Garcian.

    TË LIDHURA

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.