Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pabesueshme, çfarë ndodhi me Bordeaux: klubi historik francez falimentoi zyrtarisht
    Ballina-1

    E pabesueshme, çfarë ndodhi me Bordeaux: klubi historik francez falimentoi zyrtarisht

    23/07/2024 21:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lajmi ishte në ajër dhe pritej vetëm njoftimin zyrtar. Bordeaux, klubi historik francez, ka falimentuar zyrtarisht.

    Përpjekjet për t’u blerë nga Fenway Sports Group ishin të kota dhe në fund ata u tërhoqën. Një klub i traditës që rrëzohet, duke i thënë lamtumirë futbollit që ka rëndësi.

    BORDEAUX: KU DO TË LUAJË?

    Bordeaux pranoi të rifillojë nga kategoria e tretë, ose më saktë National 1. Klubi që ka patur pjesë të tij emblemat e futbollit francez nga Zinedine Zidane, duke kaluar te Youri Djorkaeff për te Christophe Dougarry tashmë do të luajë në nivelet më të ulëta të Francës së futbollit. Kriza financiare ka qenë e paevitueshme dhe negociatat për të shitur klubin të pasuksesshme.

    NË VITIN 2018 LUANTE NË EVROPË

    Në sezonin 2018-2019, Bordeaux mori pjesë për herë të fundit në një kompeticion evropian, pikërisht në Europa League. Në distancë të pak viteve, erdhi falimentimi që zeron historinë e klubit.

    FALIMENT “AMERIKAN”

    Në vitin 2018 klubi u ble nga dy fonde amerikane të cilat rezultuan të falimentuara. Zgjedhje të gabuara të shoqërisë, shumë gabime të bëra, më pas rënia në Ligue 2 franceze dhe kolapsi i shpejtë. Shumë para të shpenzuara keq dhe borxhe shumë të mëdha për t’u shlyer. Bordeaux tani do të duhet t’ia fillojë nga e para.

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.