Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pabesueshme çfarë thotë Eroll Salihu, sipas tij thirrjet “Kosova është Serbi” nuk janë raciste!
    Ballina-2

    E pabesueshme çfarë thotë Eroll Salihu, sipas tij thirrjet “Kosova është Serbi” nuk janë raciste!

    17/11/2024 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova dhe Rumania po e presin vendimin final të UEFA-s për fatin e ndeshjes që u ndalua në Rumani pas thirrjeve raciste ndaj shtetit të Kosovës nga ana e tifozëve rumunë.

    Eroll Salihu në emisionin “Favorit” tha se pret se Kosova do ta humb ndeshjen 3-0 në tavolinë.

    Salihu tutje potencoi se sipas tij thirrjet “Kosova është Serbi” nuk janë raciste.

    “Në aspektin rregullativ disiplinor të UEFA-s i vetmi person që mund ta ndërprej ndeshjen është gjyqtarin, pavarësisht thirrjeve diskriminuese, është dashtë që të konsultohet me delegatin dhe referin të jepet një kohë e caktuar 10 minuta pastaj të konsultohet se çka do të bëhet. Mendoj që fatkeqësisht do regjistrohet me rezultat 3-0 në favor të Rumanisë ndërsa dënimet që do merr Rumania janë gjëra që nuk na interesojnë, ka edhe të burgosur atje, por mendoj që do t’i humbim këto tri pikë.

    Nuk kemi fuqi të madhe të imponojmë, nuk mendoj që mund të shkojmë në CAS pasi është e qartë rregullorja e UEFA-s, pra nëse fusha lëshohet pa vendimin e referit atëherë humbet. Unë nuk besoj edhe pse është e drejtë e FFK-së të ankohet, mirëpo në bazë të asaj që kemi parë mendoj se do ishte e kotë. Nga euforia e madhe u themi thirrje raciste, jemi shqiptarë racë ariane, këto thirrje janë të tepërta dhe është recediviste Federata e Rumanisë, mund të dënohet të luajnë pa tifozë, por me rëndësi për ne është që FFK të mos ketë dënime shtesë dhe mund të ketë, por FFK duhet të argumentojë çdo veprim që ka ndërmarr.

    Nuk janë thirrje raciste, jemi popull arian nuk qëndron ajo. Varet se çka ka thënë delegati i ndeshjes. “Kosova është Serbi” nuk është thirrje raciste, është thirrje e ulët, por po them edhe njëherë që varet se sa FFK ka argumente të ballafaqohet me këtë situatë”, tha ai.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.