Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pëlqen Guardiola, Ardon Jashari bëhet objektiv i Man Cityt
    Ballina-1

    E pëlqen Guardiola, Ardon Jashari bëhet objektiv i Man Cityt

    27/05/2025 10:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardon Jashari e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm në Belgjikë.

    Dje, ylli kosovar u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit në “Jupiter Pro League” pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Club Brugge.

    E tash, “Sky Sport DE” përmes gazetarit gjerman Florian Plettenberg raporton se interesim për përfaqësuesin zviceran ka shfaqur Manchester City.

    Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, 22 vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, më saktësisht deri në verën e vitin 2029 me ekipin e Pep Guardiolës.

    Ndërsa, për kartonin e mesfushorit defanziv “Citizens” pritet t’i paguajnë më shumë se 35 milionë euro.

    Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Luzernit kanë shfaqur edhe dy klubet e Bundesligës, Borussia Dortmundi dhe Bayer Leverkuseni, ku do të mundë të bëhej shok skuadre me Granit Xhakën, me të cilin luajnë së bashku edhe tek “Helvetikët”.

    Jashari është sot pa dyshim njëri prej mesfushorëve më kualitativë shqiptarë.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.