Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pritshme, goli i Jasir Asanit më i miri i xhiros
    Ballina-2

    E pritshme, goli i Jasir Asanit më i miri i xhiros

    15/09/2023 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Supergoli i Jasir Asanit është zgjedhur goli më i mirë i xhiros së gjashtë të kualifikimeve për Euro 2024. Përzgjedhja është bërë nga UEFA, përmes votimit të hapur.

    Asani shënoi supergol në fitoren 2:0 të Shqipërisë ndaj Polonisë. Ndeshja ishte zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë më 10 shtator.

    Asani kishte shënuar për 1:0 në minutën e 37-të. Goditi bukur e saktë nga distanca, ndërsa portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny nuk mundi të bëjë shumë ndonëse këndi prej nga goditi futbollisti shqiptar ishte shumë i vështirë.

    Leandro Trossard i Belgjikës ka shënuar golin e dytë më të mirë të xhiros së gjashtë. Goli i Maxim Samorodovit të Kazakistanit u vlerësua i treti më i miri, ndërsa Joao Felix i Portugalisë shënoi golin e vlerësuar si i katërti më i miri. Katërshen finale e ka përzgjedhur UEFA, ndërsa goli më i mirë u vendos me votat e tifozëve.

    Asani për herë të dytë ka shënuar golin më të mirë të xhiros. Goli i tij ishte vlerësuar më i miri edhe në xhiron e tretë. Bëhet fjalë për supergolin e shënuar ndaj Moldavisë, po ashtu në fitoren 2:0. Si ndaj Polonisë, topi i goditur nga Asani kishte bërë lëvizje të veçantë drejt portës.

    Në fakt futbollistët e Shqipërisë janë shquar me supergola në këtë cikël eliminator. Këtë e dëshmon fakti që Kristjan Asllani kishte shënuar golin më të bukur në xhiron e katërt. “Perla” e Asllanit ishte parë në fitoren 3:1 ndaj Ishujve Faroe. Ndërkohë Nedim Bajrami ishte kandidat për golin më të mirë të xhiros së pestë, por është përzgjedhur një gol tjetër.

    Kryesisht falë golave të bukur me goditje mjeshtërore nga distanca, Shqipëria ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të deritashme. Ka edhe një barazim dhe me dhjetë pikë udhëheq në Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Shqipërinë e presin tri finale për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

    Të tjerë gola të bukur priten nga Asani, Asllani e Bajrami.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.