Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po” – Alves del me dëshmi të re
    Ballina-2

    “E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po” – Alves del me dëshmi të re

    29/04/2023 22:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dani Alves është në burg që nga 20 janari për akuzat e dyshuara për përdhunim. Ai dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

    Gjykatësi ka refuzuar kërkesat e brazilianit për t’u liruar me kusht për shkak të rrezikut që ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës të largohet nga vendi.

    Cadena SER ka zbuluar një pjesë të asaj që Dani Alves tha në deklaratën e tij para gjykatësit më 17 prill. Sipas viktimës, nuk ka pasur pëlqim nga ana e saj për të bërë seks me lojtarin, por Alves pohon se ishte një akt i rënë dakord mes të dyve.

    “Ata na vendosën atje për faktin e thjeshtë që kjo tavolinë ka një banjë”, deklaroi Alves.

    Menjëherë pas kësaj, kamarieri donte t’i prezantonte me tre vajza dhe më pas Alves filloi të kërcente me gruan.

    “Ato vajza erdhën në kabinën tonë, por ne nuk insistuam, as kamarieri tek ato”, ka theksuar braziliani.

    “Gatishmërinë e saj e vura re nga mënyra se si kërcente, si më afrohej, si shkëmbenim pozicionet. I thashë që të shkonim në tualet. Ajo tha po, nuk ka problem. I thashë që do të shkoja i pari dhe se do ta prisja brenda”.

    Natyrisht, versionet e viktimës së supozuar dhe Alves nuk përkojnë. Vajza këmbëngul që braziliani ta godiste para se ta përdhunonte, ojtari pohon se seksi ishte konsensual. Përveç kësaj, ai ka pohuar se janë puthur dhe se ajo i ka bërë seks oral.

    “E pyeta dy herë nëse i pëlqente dhe ajo tha po”, shtoi Alves.

    Pas kësaj, Alves dyshohet se i tha asaj se do të dilte para saj për të mos ngritur dyshime. Më pas, vajza ka dalë jashtë ku ka shpërthyer në lot. Pasi kanë dalë jashtë, Alves dhe Bruno kanë kaluar pranë të gruas pa thënë asgjë, siç shihet edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të klubit të natës Sutton.

    “Nëse do ta kisha parë në dalje, do të ndalesha për ta pyetur se çfarë i kishte ndodhur, sepse deri atëherë gjithçka ishte në rregull”, vuri në dukje ai.

    “Unë kam qenë thjesht bashkëpunëtor i dëshirës që ajo kishte apo dëshirës që kisha unë”, ka vazhduar Alves.

    TË LIDHURA

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09

    Modriqi do t’i bashkohet Milanit pas Kupës së Botës për Klube

    25/06/2025 18:19

    Ibrahimoviqi kosovar huazohet te Heidenheimi

    25/06/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.