Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E rëndë: Publikohen pamje të reja nga aksidenti që i mori jetën Diogo Jotas dhe vëllait të tij
    Ballina-2

    E rëndë: Publikohen pamje të reja nga aksidenti që i mori jetën Diogo Jotas dhe vëllait të tij

    03/07/2025 17:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një video e rëndë është publikuar nga një kamionist që ndodhej pranë vendit ku ndodhi aksidenti fatal i futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota.

    Në pamje, shihet makina luksoze e llojit Lamborghini duke u përfshirë nga flakët, vetëm pak minuta pas përplasjes së rëndë që i mori jetën yllit portugez dhe vëllait të tij.

    Sipas mediave spanjolle, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 00:30, në afërsi të qytetit Cernadilla në veriperëndim të Spanjës. Dyshohet se mjeti ka pësuar një defekt në një nga gomat gjatë një parakalimi me shpejtësi të madhe, gjë që ka çuar në humbjen e kontrollit, përmbysjen e makinës dhe më pas shpërthimin në flakë.

    Pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve për ndihmë, për Jotën dhe vëllain e tij nuk pati shpëtim. Të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë, bota e futbollit dhe miliona tifozë në mbarë botën.

    Diogo Jota, 27-vjeçar, ishte një nga emrat më të dashur te Liverpool dhe përfaqësuesja portugeze, i njohur për përkushtimin dhe shpirtin luftarak në fushë. Vdekja e tij e parakohshme ka sjellë një valë reagimesh e homazhe nga kolegët dhe klubet e mëdha evropiane.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.