Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E tepron Duka: Kandidaturën e përbashkët me Serbinë e quan “interes kombëtar” dhe interes të Kosovës
    Ballina-1

    E tepron Duka: Kandidaturën e përbashkët me Serbinë e quan “interes kombëtar” dhe interes të Kosovës

    27/05/2024 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Presidenti i FSHF, Armand Duka, duke folur pas rizgjedhjes per here te 6 ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit edhe per nje mandat kater vjecar pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme Zgjedhore te FSHF-se. Anetaret e asamblese kane votuar edhe per 10 anetaret e rinj te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. /r/n/r/nAFA PresidenT, Armand Duka, speaking after the re-election for the 6th time at the head of the Albanian Football Association for a four-year term after the voting process in the General Electoral Assembly of AFA. The members of the assembly have also voted for the 10 new members of the Executive Committee of AFA.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur edhe njëherë për kandidaturën e përbashkët të FSHF-së me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Euro 2027 për futbollistët deri në 21 vjet. Duka i është kthyer kësaj kandidature në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të mbajtur të hënën.

    Kjo kandidaturë ka hasur në kundërshtime të shumta, sidomos në Kosovë, por Duka e ka arsyetuar sërish. Madje e ka përmendur edhe “interesin kombëtar” derisa e ka arsyetuar inciativën.

    “Dëshira jonë e madhe por edhe interesi kombëtar, ka qenë të rrisim nivelin e kompeticioneve, ndaj kërkuam që të organizonim Finalet e Kampionatit Evropian të vitit 2027, për djem nën 21 vjeç, ç’ka përbën edhe arritjen më të madhe, për mundësitë tona aktuale. Ne aplikuam si konkurrentë me vete, brenda afatit të përcaktuar nga UEFA. Aplikuan gjithashtu edhe Belgjika, Turqia dhe Serbia. Shanset për të fituar të vetëm, ishin të pakta si për ne, ashtu edhe për Serbinë, për arsye të stadiumeve akoma të papërfunduara. Do të donim shumë që të kishim edhe zgjidhje të tjera, por Kosova, Maqedonia e vende të tjera fqinje, as nuk plotësojnë kriteret e infrastrukturës por as nuk kishin aplikuar brenda kohës së vendosur.

     Për organizimin e këtij turneu, ne kemi interes të drejtpërdrejtë, dhe kjo jo vetëm për imazh dhe eksperiencë”, ka thënë Duka në Asamble.

    Fjalimi i tij i plotë është publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së. Ai ka folur gjatë për të arsyetuar kandidaturën e përbashkët me Federatën e Futbollit të Serbisë.

    “Por së pari, siç e thashë edhe në fillim, ne i bëjmë një shërbim të madh vendit. Konfirmojmë futjen e Shqipërisë në hartën e vendeve të sigurta e me aftësi të larta organizative, kuptohet nëpërmjet Federatës së Futbollit. Së dyti, ekipi ynë kualifikohet automatikisht në finalet e ‘Euro 2027’, për kategorinë U-21 dhe kjo përbën një arritje historike. Jemi menduar gjatë, përpara se të vendosnim për të bashkëorganizuar “Euro 2027” për moshën U-21, me Federatën e Serbisë. Cili më mirë se futbolli, mund të japë mesazhe paqeje, civilizimi, tolerance, bashkëpunimi e bashkëjetese. Që janë aq të nevojshme, në këtë periudhë tensionesh, kur luftërat nuk janë më imazhe filmash artistikë, por një realitet i trishtë, që kërcënon njerëzimin. Dhe tashmë ky kërcënim po afrohet kaq shumë, sa të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet tona për ta minimizuar”, ka vazhduar Duka.

    Ndonëse Serbia vazhdon të punoj fort kundër Kosovës, Duka ka thënë se me kandidaturën e përbashkët jepet mesazh i paqes, bashkëpunimit e i tolerancës. Madje ka thënë se kandidatura i shërben edhe çështjes së njohjes së Kosovës.

    “Mesazhi që ne japim në këtë rast, është mesazhi i paqes, i bashkëpunimit e i tolerancës. Të cilat janë aq të kërkuara dhe të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos për vendet problematike të rajonit tonë. Kjo, i shërben edhe çështjes së njohjes së Kosovës. Ky është një mesazh europian, që na bën edhe më shumë europianë, siç aspirojmë të jemi. Një mesazh që vlen dhe nuk mund të zbehet nga “mjaullimat” e demagogëve të veshur me kostumin e “pseudopatriotit”, që s’lënë rast pa shfaqur “protagonizmin mjeran” nëpër blogje e komente fyese. Kjo, është e vlefshme dhe kombëtare. Të tjerat s’kanë vlerë dhe janë retorika boshe”.

    TË LIDHURA

    LIVE: Konferenca e Kosovës para ndeshjes me Armeninë

    05/06/2025 16:36

    “Tentuan të na vrisnin”, De Biasi për skenat e frikshme të Beogradit: Patëm fat që shpëtuam

    05/06/2025 15:54

    FSHF-ja del me sqarim publik për procesin e shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    05/06/2025 14:15

    Portugalia në finale, Ronaldo edhe më afër 1000 golave

    04/06/2025 23:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.