Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E tmerrshme, futbollisti 20-vjeçar bën vetëvrasje pasi trajneri i tha nuk llogaritë në të
    Ballina-1

    E tmerrshme, futbollisti 20-vjeçar bën vetëvrasje pasi trajneri i tha nuk llogaritë në të

    12/11/2022 13:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajmi i tmerrshëm erdhi nga Argjentina, ku futbollisti i ri Samuel Reboglio (20) u vetëvra pasi skuadra e tij Aldosivi njoftoi se nuk llogarisin më tek ai dhe se nuk duan t’ia vazhdojnë kontratën.

    Reboljo mbërriti në Aldosiva sezonin e kaluar, pasi kishte luajtur më parë në ligat e ulëta. Ai regjistroi disa ndeshje me ekipin rezervë në divizionin e katërt përpara se klubi të vendoste t’i jepte fund bashkëpunimit.

    Ka qenë shumë e vështirë për Reboljn, i cili priste të nënshkruante kontratën e parë profesionale me skuadrën e ligës së parë argjentinase. Në Aldosivi e konsideruan se ai nuk ishte mjaftueshëm gati, gjë që e çoi në një akt të tmerrshëm që bëri që klubi të shpallej.

    – Nga Club Atletico Aldosivi, shprehim keqardhje të thellë për vdekjen e Samuel Reboljo, një lojtar që ishte pjesë e klubit tonë vitin e kaluar. Drejtues, trajnerë, kolegë dhe miq i thonë lamtumirën duke e kujtuar si një njeri të shkëlqyer, të përkushtuar përherë ndaj klubit dhe i shprehin ngushëllimet familjes dhe të dashurve të tij – njoftojnë Aldosivi.

    Babai i Samuelit, Jose, i ka dhënë lamtumirën djalit të tij në Facebook, duke shprehur dhimbjen e tij të papërshkrueshme pas lajmit të vështirë të vetëvrasjes së tij.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.