Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E transferuan për vetëm 200 mijë euro, Cluj tani kërkon miliona euro për Ermal Krasniqin
    Ballina-2

    E transferuan për vetëm 200 mijë euro, Cluj tani kërkon miliona euro për Ermal Krasniqin

    27/02/2023 15:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke iu bashkua gjigantit rumun CFR Cluj nga Ballkani.

    Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me Clujin dhe e ardhmja e tij duket se është larg Rumanisë.

    Ditë më parë mediat italiane raportuan se për sulmuesin anësorë kanë shprehur interesim skuadra si Genoa, Torino, Udinese, Sassuolo nga Serie A, por edhe Mallorca nga La Liga.

    Duket se Cluj është gati ta shes ish-yllin e Ballkanit qysh në verë pasi mund të fitoj shumë nga largimi i tij.

    Kampioni rumun kishte shpenzuar vetëm 200 mijë euro për Krasniqin, teksa 15 për qind e kartonit nga shitja e tij do t’i shkojnë Ballkanit.

    Mediumi rumun Sportmedia.ro ka raportuar se Cluj tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Ermal Krasniqit dhe për ta lejuar atë kërkojnë pesë milionë euro.

    24-vjeçari është i etur për tu transferuar në një kampionat edhe më të madh se sa ai rumun dhe largimi i tij nga Cluj mund të ndodhë në verë.

    Krasniqi ka zhvilluar pesë ndeshje me Clujin në kampionatin rumun ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.