Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E trisht: Futbollisti 24-vjeçar mbytet aksidentalisht
    Ballina-1

    E trisht: Futbollisti 24-vjeçar mbytet aksidentalisht

    23/05/2023 17:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm i tmerrshëm ka ardhur nga Amsterdami.

    Gabriele Galani (24), kapiteni i një klubi futbolli të ligës së ulët, vdiq të shtunën në Holandë.

    Sipas mediave botërore, Galani po qëndronte në Amsterdam me miqtë dhe jeta e tij ka përfunduar pasi ka rënë në kanal, përcjell Demokracia.com.

    Pjesëtarët e urgjencës kanë arritur ta nxjerrin nga kanali futbollistin, i cili është transferuar me helikopter ekspres në spital në gjendje kritike për jetën, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

    Mësohet se Galani po ecte pas miqve të tij kur ra në një kanal në një pjesë të qytetit të quajtur Klovenirsburgwall.

    Javën e ardhshme ky i ri duhej të paraqiste temën e magjistraturës në inxhinieri në Universitetin e Parmës dhe paralelisht me studimet kishte nisur një praktikë në Lamborghini, përcjell “Marka”.

    “Vdekja e Gabriel Galanit është e pashpjegueshme: Ai nuk pinte alkohol, nuk pinte duhan, ishte sportist dhe notar i shkëlqyer”, tha Prampolini. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.