Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E “trullosi” Messi, 20-vjeçari: Fëmijëve të mi do t’u them se kisha përballë më të mirin në botë
    Ballina-2

    E “trullosi” Messi, 20-vjeçari: Fëmijëve të mi do t’u them se kisha përballë më të mirin në botë

    16/12/2022 00:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    I konsideruar nga shumë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të këtij Botërori, kroati Gvardiol “u turpërua” nga Lionel Messi, që me shpërthimin e tij ia bëri të lehtë golin Alvarezit (3-0). Lojtari i Leipzigut e komentoi me humor lëvizjen e Messit.

    “E kam pasur më herët mundësinë të përballesha me Messin, por ai është një lojtar krejtësisht tjetër kur vesh fanellën e kombëtares së tij. Mund t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori në gjysmëfinalen e një Botërori. Nuk ka lojtar që nuk gabon. Gabimet janë pjesë të sportit dhe do të përpiqem të mos bëj shumë në të ardhmen”.

    Duke komentuar faktin se emri i tij është në mesin e kandidatëve për lojtarin më të mirë të ri të Kupës së Botës, Gvardiol garantoi se është i gatshëm të heqë dorë nga çmimi për medaljen e bronztë.

    “Do të doja të merrja çmimin për të riun më të mirë në Kupën e Botës, por do të ishte edhe më mirë të ktheheshim në shtëpi me medaljen e bronztë. Do të luftojmë fort për të mundur Marokun dhe dhe për të lumturuar popullin tonë, sepse e meriton.”

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.