Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E turpshme, La Liga bën gjestin e shëmtuar ndaj Vedat Muriqit – mundohet t’ia fsheh flamurin
    Ballina-1

    E turpshme, La Liga bën gjestin e shëmtuar ndaj Vedat Muriqit – mundohet t’ia fsheh flamurin

    31/10/2022 21:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në një formë fantastike me skuadrën nga Spanja, Mallorca, ku hënoi sërish fundjavën e kaluar në barazim 1-1 ndaj Espanyol.

    Vedat Muriqi ka shënuar gjashtë gola, më shumë se disa yje në këtë kompeticion, përfshi këtu monetalisht edhe Karim Benzema, shkruan LIG Sport.

    Faqja e La Liga-s nuk e njeh flamurin e Kosovës – dhe kjo po cilësohet si skandal. Në tabelën e golashënuesve më të mirë mungon flamuri i Kosovës. Në vend se ta vendosin flamurin ‘dardan’ ata kanë shkruar vetëm ‘KS’.

    Kjo po cilësohet si skandaloze nga gjithë tifozët e futbollit spanjoll dhe nuk është hera e parë që faqja e La Ligës bën këtë gjë.

    Vedat Muriqi është duke bërë një sezon fantastik në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 6 gola deri tani, duke tundur rrjetën edhe së fundmi kundër Espanjolit, një më tepër se Benzema dhe 7 gola më pak sesa Lewandowski.

    Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, klubi i Mallorca motivon lojtarin e saj mes humorit: “Qetësohu Muriqi, ti mund ta arrish ende Lewandowski”.

    Me të njëjtën lartësi batute ishte edhe sulmuesi shqiptar: “Po mund ta arrijë nëse gjuajtjet e mia drejt portës do të quhen gola”.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.