Eden Hazard takohet me kapësin e topave, të cilin e shkelmoi në vitin 2013!

Eden Hazard postoi një foto në internet në shoqërinë e Çarli Morganit. Ky i fundit është ish-kapësi i topave te Sëanse, i cili u godit nga ish-lojtari belg në vitin 2013. I riu, tashmë 27-vjeç, ka bërë një pasuri të madhe me markën e tij të vodkës. Një ribashkim i papritur, njëmbëdhjetë vjet pas përplasjes
Eden Hazard postoi një foto në internet në shoqërinë e Çarli Morganit. Ky i fundit është ish-kapësi i topave te Sëanse, i cili u godit nga ish-lojtari belg në vitin 2013. I riu, tashmë 27-vjeç, ka bërë një pasuri të madhe me markën e tij të vodkës. Një ribashkim i papritur, njëmbëdhjetë vjet pas përplasjes së tyre në ‘Liberty Stadium’.
Hazard, i cili vari këpucët në gozhdë tetorin e kaluar, publikoi disa foto me djalin e atëhershëm, i cili është bërë një burrë dhe sipërmarrës i suksesshëm. Megjithatë duket si të ishte dje. Shumë kohë ka kaluar nga ai episod i shëmtuar në Kupën e Ligës angleze.
Ndërsa Chelsea po kryesonte 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me rreth dhjetë minuta para fundit, Hazard goditi Morgan sepse nuk e ktheu topin menjëherë. Një akt që solli kartonin e kuq për Hazardin dhe shkaktoi një tërmet mediatik në Angli.
Më shumë se dhjetë vjet pasi ajo skenë u bë e famshme për protestat që shkaktoi, Hazard pozoi pranë Charlie Morganin, tani në krye të një biznesi të suksesshëm. I riu e bëri pasurinë e tij duke hedhur në treg markën e pijeve alkoolike “AU Vodka” me një mik në vitin 2016. Kompania e tij vlerësohet në më shumë se 46 milionë euro.
“Gjëja më e mirë e tërheqjes nga futbolli është takimi me miqtë e vjetër. Ke bërë një rrugë të gjatë në njëmbëdhjetë vjet, miku im Çarli Morgan”, shkroi Hazard për ta uruar atë dhe ndau disa foto në rrjetet sociale.
On This Day in 2013, Eden Hazard was sent off and handed a 3 match ban for kicking a Swansea Ball Boy after he was deliberately holding onto the ball to time-waste.
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) January 23, 2024
The ball boy deserved an Oscar for that performance. pic.twitter.com/fxLSTevkJr



