Eden Hazard zemëroi belgët me barkun e madh: “Si do të luaj ai në Kupën e Botës?”

Belgjika çuditërisht humbi 2:1 nga Egjipti në ndeshjen e fundit para Botërorit dhe përveç humbjes, publiku belg u zemërua edhe për pamjen e lojtarit të Real Madridit, Eden Hazard, transmeton Gazeta Sport. ⏸ Unlucky. #BELEGY #DEVILTIME pic.twitter.com/FaGEkL3JLU — Belgian Red Devils (@BelRedDevils) November 18, 2022 Hazard luajti 71 minuta kundër Egjiptit dhe shkaktoi kritika pasi
Belgjika çuditërisht humbi 2:1 nga Egjipti në ndeshjen e fundit para Botërorit dhe përveç humbjes, publiku belg u zemërua edhe për pamjen e lojtarit të Real Madridit, Eden Hazard, transmeton Gazeta Sport.
⏸ Unlucky. #BELEGY #DEVILTIME pic.twitter.com/FaGEkL3JLU
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) November 18, 2022
Hazard luajti 71 minuta kundër Egjiptit dhe shkaktoi kritika pasi Federata Belge e Futbollit postoi një foto të tij në Twitter në pjesën e parë kundër Egjiptit. Tifozët u tronditën nga barku i konsiderueshëm i lojtarit që mbërriti te Reali për 115 milionë euro astronomike, por ai nuk e tregoi vetën në Madrid. Atje ai u bë vetëm një hije e lojtarit që ishte në Premier League me Chelsean.
Kujtojmë se Kroacia dhe Belgjika do të luajnë në xhiron e fundit, të tretë të Grupit F në Katar. /Gazeta Sport/



