Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edhe Chelsea hyn në garë për Mbappen
    Ballina-2

    Edhe Chelsea hyn në garë për Mbappen

    22/07/2023 16:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për Kylian Mbappe, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë e paqartë.

    Saga e francezit mori kthesën e saj të fundit të premten, kur u bë e ditur se ai ka mbetur jashtë ekipit për turneun para-sezonal në Japoni dhe Korenë e Juguy.

    Ky vendim mund të shihet si presion nga PSG-ja mbi Mbappen, i cili është i vendosur për të mos e rinovuar kontratën. Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, në fillim të këtij muaji i dha ultimatum lojtarit: të zgjasë kontratën ose të largohet këtë verë.

    Kontrata e reprezentuesit të Francës skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

    Tani, klubet tjera kanë nisur të interesohen për mundësinë e nënshkrimit me ish-sulmuesin e Monacos, i cili padyshim se është prej futbollistëve më të mirë në botë.

    Gazetari nga “RMC Sport”, Fabrice Hawkins, ka raportuar se Chelsea është e interesuar për Mbappen dhe po studion mundësinë e realizimit të transferimit. Asnjë ofertë nuk është dorëzuar deri më tani.

    Gazetari francez gjithashtu theksoi se edhe një tjetër klub anglez është i interesuar për 24-vjeçarin. Emri i këtij klubi nuk u zbulua.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.