Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edhe një shqiptar i dyshimtë për vrasjen e tifozit në Athinë
    Ballina-2

    Edhe një shqiptar i dyshimtë për vrasjen e tifozit në Athinë

    10/08/2023 21:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një shqiptar është në mesin e të dyshuarve për vrasjen e tifozit grek në Athinë. Kështu kanë lajmëruar mediat greke të enjten. Është ngushtuar rrethi i të dyshuarve për vrasjen e tifozit të AEK-ut. Të dyshimtë tashmë janë nëntë kroatë, tre grekë dhe një shqiptar. Dyshimet më të mëdha janë se tifozi Michalis Katsouris është vrarë nga një tifoz tjetër grek.

    Të hënën mbrëma ka pasur përleshje të mëdha mes tifozëve të Dinamo Zagrebit dhe atyre të AEK-ut. Ndeshja e Championsit e planifikuar për të martën është shtyrë, ndërsa mbi 100 persona u arrestuan, shumica prej tyre kroatë.

    Autopsia e trupit të Katsouris ka përcaktuar se shkaku i vdekjes ishte një plagë e thellë me thikë në zonën e parakrahut. Dyshohet që Katsouris u përpoq të mbrohej nga sulmuesi dhe më pas u plagos për vdekje me një objekt të mprehtë. Gjakderdhja e tij ka zgjatur rreth dhjetë minuta.

    Te tifozi me shtetësi të Shqipërisë është gjetur thika, që besohet se u përdor për vrasjen e tifozit grek.

    Për herë të parë të enjten me deklaratë dolën edhe tifozët kroatë të Bad Blue Boys. Bëhet fjalë për tifozët e Dinamo Zagrebit. Ky tifogrup ka thënë se anëtarët e tij po linçohen nga mediat greke dhe po ashtu nga ato kroate. Sipas BBB, nuk ka provë që tifozët kroatë kanë vrarë tifozin grek.

    “Ekziston vetëm një i ashtuquajtur ‘hetim’ nga policia e komprometuar greke, qëllimi i vetëm i të cilit është të ofrojë një skenar, sipas të cilit autorë të sulmit me thikë janë tifozët kroatë. Kjo bëhet për të kënaqur publikun, median dhe politikën gjakatare. Shtatë nga vëllezërit tanë që ndodhen në Athinë morën lëndime nga përdorimi i thikës. Njëri prej tyre i ka shtatë plagë me thikë”, shkruan në komunikatën e BBB.

    Mediat kroate kanë shkruar se tifozët e arrestuar kroatë po trajtohen shumë keq nga autoritetet greke. Madje ka pasur raportime se atyre nuk u është ofruar as ndihmë mjekësore.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.