Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edhe një tjetër klub i njohur spanjoll shfaq interesim për Vedat Muriqin
    Ballina-1

    Edhe një tjetër klub i njohur spanjoll shfaq interesim për Vedat Muriqin

    28/12/2022 02:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Betisi raportohet se është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Vedat Muriqin.

    Klubi spanjoll thuhet se e sheh sulmuesin kosovar si zëvendësues të Borja Iglesias, për të cilin interesim serioz ka shfaqur Atletico Madridi – shkruan Gazeta Express.

    Dhe, sipas “Fichajes”, Real Betisi do të bëjë lëvizje për Muriqin nëse 29-vjeçari largohet nga skuadra e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Reprezentuesi i Kosovës ka shfaqur formë këtë sezon me Mallorca, duke shënuar tetë gola dhe shtuar një asistim në 12 paraqitjet e tij në La Liga. 

    Raportet e mëparshme kanë thënë se Mallorca do ta shiste 28-vjeçari për 20 milionë euro, pavarësisht se ai ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë euro.

    Çmimi besohet se nuk do të ishte problem për Real Betisin, që mund të përfitojë rreth 40 milionë euro nga shitja eventuale e Iglesias.

    Kujtojmë se është raportuar gjithashtu se edhe Atletico Madridi e ka në listë Muriqin, si alternativë nëse dështon në transferimin e Borja Iglesias.

    Real Madridi, Aston Villa dhe Evertoni janë përmendur nga mediat e ndryshme si klube që gjithashtu kanë shfaqur interesim për sulmuesin prizrenas. 

    Vedat Muriqi me Mallorcan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. 

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.