Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edhe Pep Guardiola komenton goditjen me bërryl të gjyqtarit ndaj Andy Robertson
    Ballina-2

    Edhe Pep Guardiola komenton goditjen me bërryl të gjyqtarit ndaj Andy Robertson

    10/04/2023 22:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një përgjigje befasuese për incidentin që ndodhi mes një ndihmës arbitri dhe Andy Robertson gjatë ndeshjes së Ligës Premier mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

    Incidenti ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes, pasi mbrojtësi i The Reds iu afrua zyrtarit të ndeshjes, Constantine Hatzidakis. Skocezi pretendoi se ishte goditur me bërryl nga ndihmës arbitri.

    Shoqata e arbitrave, PGMOL, konfirmoi në një deklaratë se Hatzidakis është suspenduar.

    Tani, Guardiola ka dhënë përgjigjen e tij për atë që ndodhi.

    Duke folur përpara ndeshjes së Cityt në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich të martën, trajneri spanjoll çuditërisht pranoi se ai kishte qenë shumë i zënë duke vlerësuar kundërshtarët e ardhshëm të skuadrës së tij për të parë incidentin që përfshinte mbrojtësin e Liverpoolit, Robertson.

    “E dëgjova, por nuk e pashë. Po shikoja Bayern Munichun dhe golf. Pashë momentet kryesore më pas, por nuk e komentoj”, deklaroi Guardiola.

    “Më thanë se diçka ndodhi, por unë nuk e pashë imazhin, kështu që nuk mund të komentoj. Por – është e çuditshme, kur njerëzit më thanë se ndodhi, unë thashë: ‘Uau, ka ndodhur?’”.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.