Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edhe rivalët e konsiderojnë ‘kënaqësi’ të luajnë me të, Suazo: Është ndjenjë krenarie të luash ndaj Messit
    Ballina-1

    Edhe rivalët e konsiderojnë ‘kënaqësi’ të luajnë me të, Suazo: Është ndjenjë krenarie të luash ndaj Messit

    06/02/2023 19:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi është i popullarizuar në lojën e bukur, saqë edhe kundërshtarët e konsiderojnë një kënaqësi përballjen ndaj tij.

    Triumfi në Kampionatin Botëror e kompletoi sirtarin e stërmbushur të superyllit argjentinas, i cili do të hyjë në histori si njëri nga më të mirët që ka shkelur në fushën e futbollit.

    Në ndeshjen e fundjavës në Ligue 1, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Toulouse, 35-vjeçari realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

    Kjo ka bërë që përkundër humbjes, lojtari në ekipin kundërshtar, Gabriel Suazo, ta konsiderojë si një kënaqësi përballjen me kampionin e botës.

    “Është e qartë se në fushë gjithmonë duam të jemi më të rëndësishëm, më të mirë dhe që skuadra jonë të fitojë, por kur e ke Leon përballë është gjithmonë kënaqësi dhe një ndjenjë krenarie që e ke shansin të luash kundër tij”.

    “Ai është lojtari më i mirë në botë për një arsye dhe i ka ato karakteristika. Fatkeqësisht, për shkak të një goli nga ai, nuk mundëm ta merrnim barazimin”, ka deklaruar Suazo për ESPN.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.