Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Edvin Kuç, ylli i javës në Superligë
    Ballina-1

    Edvin Kuç, ylli i javës në Superligë

    22/05/2023 14:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edvin Kuç është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 35-të të Superligës së futbollit.

    Mesfushori kreativ pati paraqitje të shkëlqyeshme në fundjavë për Ballkanin kundër Ferizajt, duke e shënuar golin e parë në fitoren 2:0.

    Me këtë fitore Ballkani edhe zyrtarisht e siguroi titullin e kampionit për të dytin vit rresht.

    Pasi e mori këtë çmim, Kuç u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbrojtjen e titullit të kampionit dhe atë një javë para mbylljes së kampionatit.

    “Të shpallesh Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampion për herë të dytë radhazi është një kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekipin dhe me ecurinë që kemi treguar në këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin kampion nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar shumë pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit  kanë bërë që sërish trofeu i kampionit  të vijë në Suharekë. Këtë çmim por edhe titullin kampion ia dedikoj kryesisë, tifozëve dhe familjes tim, e cila çdo herë më ka qëndruar afër”, ka theksuar Edvin Kuç për faqen zyrtare të FFK-së. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.