Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Egnatia dënohet nga UEFA, ende s’ka vendim për Borac Banja Luka
    Ballina-2

    Egnatia dënohet nga UEFA, ende s’ka vendim për Borac Banja Luka

    22/07/2024 21:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, të hënën është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA.

    Vendimin e mori Trupi i Apelit i UEFA-s lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen e Egnatias ndaj Borcit të Banjallukës. Borci është klub nga kryeqendra e Republika Srpskas së Bosnjë-Hercegovinës. Është klub serb me qëndrime të forta anti-shqiptare.

    Egnatia e Borci u përballën më 17 korrik në Elbasan në praninë e dymijë shikuesve. Me penallti fitoi Borci që avancoi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Borci në Banjallukë kishte fituar 1:0, ndërsa në Elbasan ndeshja kishte përfunduar 2:1 për Egnatian.

    Ka pasur thirrje kundër serbëve në ndeshjen në Elbasan.

    “Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj.  Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

    Në fakt thirrjet në stadiumin e Elbasanit ishin më shumë përgjigje ndaj sjelljeve shumë diskriminuese të tifozëve serbë në ndeshjen në Banjallukë.

    Kishte thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Për shkak të këtyre thirrjeve lojtarët e Egnatias kishin ndalur lojën, që kishte vazhduar shumë minuta më pas.

    Por në faqen zyrtare të UEFA-s nuk ka ndonjë vendim publik për dënimin e Borcit. Megjithatë është publikuar vendimi për dënimin e Egnatias. Edhe ndeshja në Elbasan ishte ndërprerë.

    Thirrje kundër shqiptarëve ka pasur nga serbët në Euro 2024. Dhe UEFA ka ndarë të paktën një gjobë për këtë ndaj federatës serbe. Ndërkohë ka dënuar FSHF-në për thirrjet ndaj serbëve, njëjtë si Mirlind Dakun për fyerje të serbëve e maqedonasve.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.