Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion
    Ballina-1

    Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion

    12/05/2025 22:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të dytë radhazi, duke mbrojtur me sukses titullin në Kategorinë Superiore pas një fitoreje bindëse ndaj Vllaznisë në finalen e madhe 4-0.

    Finalja u zhvillua në “Arenën Kombëtare” dhe u drejtua nga gjyqtari i njohur polak i FIFA-s, Szymon Marciniak. Rrogozhinasit e nisën ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Regi Lushkjës.

    Vllaznia tentoi të reagojë, por në fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Lushkja që shënoi për të dyfishuar rezultatin në minutën e 49-të, duke i dhënë një tjetër goditje skuadrës shkodrane.

    Egnatia menaxhoi mirë lojën në vazhdim dhe në minutën e 83-të, Leo Melo – vetëm shtatë minuta pasi ishte futur në fushë – shënoi golin e tretë, duke mbyllur praktikisht çdo dilemë për fituesin.

    Në sekondat e fundit të sfidës, Ujka vendosi vulën me golin e katërt, duke kompletuar një “poker” historik për Egnatian në këtë finale.

    Ky sukses vulos një sezon fantastik për rrogozhinasit, që përveç ruajtjes së vendit të parë në renditjen e përgjithshme, nuk gabuan as në fazën “Final 4”.

    Nga ana tjetër, ëndrra 24-vjeçare e Vllaznisë për të rikthyer titullin në Shkodër mbetet sërish pezull, me shkodranët që largohen të zhgënjyer nga një tjetër tentativë e dështuar. 

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.