Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ekspozita “Lobimi përmes sportit”, Blerim Uka shfaq sfidat drejt anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA
    Ballina-2

    Ekspozita “Lobimi përmes sportit”, Blerim Uka shfaq sfidat drejt anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA

    06/12/2024 14:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Prishtinë është hapur ekspozita me titullin “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, nga fotografi i njohur Blerim Uka.

    Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për vizitorë në datat 6 dhe 7 dhjetor 2024, prezanton fotografi ekskluzive që pasqyrojnë përpjekjet lobuese për njohjen ndërkombëtare të futbollit kosovar. Në qendër të saj qëndrojnë momente historike, përfshirë fushatat ndërkombëtare të njohura si “Accept Kosovo in UEFA/FIFA”, që patën një ndikim të madh në afirmimin e Kosovës në arenën sportive globale.

    “Unë asnjëherë nuk kam pritur kur kam nisur në vitin 2003 me Llapin apo në Drenicë duke fotografuar në kushte të vështira po duke e dashur futbollin në izolimin të cilin kemi qenë pas luftës jemi munduar, veçmas pas pavarësisë me mënyrën time fotografike, me një top, me një ndrres të lobojë për pranimin e Kosovës”, thotë Blerim Uka

    Blerim Uka, përmes aparatit të tij, ka dokumentuar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt njohjes ndërkombëtare. Ai ka lobuar në të gjithë botën për ta bërë të mundur që Kosova të pranohet si pjesë e familjes sportive globale, duke shpalosur një histori të mbushur me sfida dhe suksese.

    Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë, që shërben si dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për sportin e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.