Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Eliminimi nga Euro 2024, Strakosha i jep fund lidhjes me partneren e tij
    Ballina-2

    Eliminimi nga Euro 2024, Strakosha i jep fund lidhjes me partneren e tij

    27/06/2024 14:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Evropian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.

    Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë.

    Të paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Evropian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.

    Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

    Kujtojmë, se katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

    Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhnie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.