Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Empoli ndryshon strategji, bllokon largimin e Ardian Ismajlit te Napoli
    Ballina-1

    Empoli ndryshon strategji, bllokon largimin e Ardian Ismajlit te Napoli

    30/12/2024 13:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardian Ismajli ka zhvilluar gjashtë muajt më të mirë të tij me Empolin në Serie A. Forma e shkëlqyer ka bërë që për mbrojtësin e Kombëtares të ketë oferta nga Lazio dhe Napoli.

    “Il Mattino” bën me dije se Empoli ka ndryshuar strategji dhe nuk do lejojë kalimin e Ismajlit te Napoli, paçka se në verën e 2025 ai do largohet falas. Humbja e fundit me Genoan ka sjellë një reagim nga klubi, me zonën e ftohtë që është pranë.

    Mes rrëzimit nga Serie A dhe disa milionave më shumë, drejtuesit e Empolit kanë zgjedhur të shpëtojnë sezonin. Shitja e mundshme Jacopo Fazzinit te Lazio për afro 6 mln euro ka sjellë bllokimin e largimit të Ismajlit te Napoli.

    Largimi i një tjetër titullari në janar do ishte një forco e madhe për formacionin e Empolit, andaj lajmet e fundit nga tej Adriatikut thonë se Ismajli do kalojë të paktën edhe pesë muaj me Empolin.

    Tanimë Napoli jo më kot i ka hedhur sytë te Danilo i Juventusit, kjo si reagim për dështimin e afrimit të Ismajlit. Për mbrojtësin e Kombëtares ka interes nga Napoli, Lazios dhe Juventus dhe vera 2025 do e gjejë 28-vjeçarin me ekip të ri.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.