Futboll ndërkombëtar

Emri i përjetësohet në stadium, qyteti i nënës përlot yllin e Marokut, Achraf Hakimi

Emri i përjetësohet në stadium, qyteti i nënës përlot yllin e Marokut, Achraf Hakimi

Tifozët e Marokut përjetuan emocione të forta në Botërorin e Katarit. Kombëtarja afrikane zhvilloi ndeshje të mëdha, i surprizoi të gjithë dhe mbërriti deri në fazën gjysmëfinale. Ecuria fantastike krijoi entuziazëm të madh në Marok, ndërkohë që një nga protagonistët kryesorë të “Luanëve të Atlasit” ishte Achraf Hakimi, anësori i djathtë i PSG-së. 24-vjeçari, i

Besnik Batusha

Tifozët e Marokut përjetuan emocione të forta në Botërorin e Katarit. Kombëtarja afrikane zhvilloi ndeshje të mëdha, i surprizoi të gjithë dhe mbërriti deri në fazën gjysmëfinale.

Ecuria fantastike krijoi entuziazëm të madh në Marok, ndërkohë që një nga protagonistët kryesorë të “Luanëve të Atlasit” ishte Achraf Hakimi, anësori i djathtë i PSG-së.

24-vjeçari, i cili ka lindur në Madrid, është përballur me një surprizë të bukur në Ksar el-Kebir, qytetin nga vjen mamaja e tij. Stadiumi ka marrë emrin e Hakimit, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

“Jam shumë i lumtur që jam sot me ju. Falënderoj të gjithë qytetin e Ksar el-Kebir. Jam shumë i lumtur që shoh kryetarin e bashkisë dhe gjërat e mira që ka bërë.

Ne punojmë për të mirën e Marokut. Ky është qyteti i nënës sime ku kam kaluar shumë kohë si fëmijë. Faleminderit të gjithëve“, deklaroi mbrojtësi përpara qindra tifozëve.

Më pas një koment në rrjetet sociale: “Për mua ishte një privilegj që munda të përuroja stadiumin që mban emrin tim. Është nder i madh të jesh kaq shumë i dashur nga njerëzit e tu.

Ju falënderoj të gjithë ju tifozëve dhe autoritetet marokene. Ky qytet ka një vend të veçantë në zemrën time, si të gjithë ju”, shkroi ylli i kombëtares së Marokut.

Achraf HakimiMaroko

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions