Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Endërron Ferizaj, fiton ndaj Suharekës dhe ia mësyn Europës
    Ballina-2

    Endërron Ferizaj, fiton ndaj Suharekës dhe ia mësyn Europës

    04/05/2025 17:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ferizaj ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Suharekës në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. 

    Pjesa e parë e takimit ishte tejet e vakët me shumë pak raste shënimi andaj ajo u mbyll me rezultat të barabartë 0-0. 

    Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë, me mysafirët të cilët ishin më të saktë përballë portës për të marrë fitoren e madhe. 

    Për t’i dhënë epërsinë Ferizajt u përkujdes Valmir Nafiu i cili realizoi për rezultatin 1-0 në minutën e 58-të. 

    Vendasit reaguan në minutën e 78-të, duke arritur që të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Fitim Susurit. 

    Ky gol i pësuar duket se motivoi të besuarit e Arsim Abazit, pasi ata gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Marko Musulin i cili realizoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Qlirim Avdullit. 

    Kjo fitore e Ferizajt i çon ata në kuotën e 48 pikëve, duke u barazuar kështu me Malishevën e vendit të tretë me po aq pikë. 

    Në këtë mënyrë, ‘Ujqit’ kanë hapur seriozisht luftën për kualifikim në Evropë dhe përfundimi i kampionatit pritet të jetë më interesant se asnjëherë më parë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.