Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Endrik nuk u beson ende syve: Deri dje luaja “Play Station” me këta lojtarë!
    Ballina-2

    Endrik nuk u beson ende syve: Deri dje luaja “Play Station” me këta lojtarë!

    01/08/2024 17:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në pritje në mbërritjes së Kylian Mbappe, ka qenë braziliani Endrik që ka marrë skenën te Reali i Madridit. Sulmuesi 18-vjeçar ka përmbushur dy seancat e para me Realin në SHBA dhe duket se po jeton ende me ëndrrën e të firmosurit me gjigantët spanjollë.

    Pas seancës së parë stërvitore me Realin, mediat spanjolle kanë nxituar të marrin përshtypjet e para nga sulmuesi, i cili ka treguar se si e ka përjetuar këtë ditë të parë.

    “Të them të drejtën isha pak në ankth për stërvitjen time të parë dhe duke veshur fanellën. Jam shumë i lumtur, vazhdoj të ëndërroj që jam pjesë e Realit. Detyra ime është të stërvitem sa më shumë që të jem gati për ekipin në çdo rast”, tha ai. “Sapo mbërrita në ekip komunikoj shumë me trajnerin dhe të gjithë në klub”, shpjegoi ai duke treguar për këshillat që po merr nga stafi dhe shokët e ekipit.

    Trajneri Ançeloti nga ana tjetër është shumë i vëmendshëm ndaj brazilianit gjatë seancave në përpjekje për të korrigjuar disa lëvizje ose për t’i shpjeguar atij se çfarë duhet prej tij për t’u përshtatur në sistem. Sakaq, për “Real Madrid TV”, Endrik ka shtuar: “Është vërtet një ndjesi e çuditshme për mua. Deri dje unë luaja në ‘play station’ me këta lojtarë, ndërsa kam fatin e madh të stërvitem çdo ditë me ta. Gjithçka është shumë mirë për mua, nuk kam fjalë”. Endrik është një nga dy afrimet e Realit të Madridit në merkaton e verës së bashku me kapitenin e kombëtares franceze, Kilië Mbape, i cili do t’i bashkohet ekipin më 7 gusht në Madrid pasi të mbyllë pushimet verore.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.