Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi do ta zëvendësojë Rashanin e lënduar te Kosova
    Ballina-2

    Ermal Krasniqi do ta zëvendësojë Rashanin e lënduar te Kosova

    20/03/2023 00:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elbasan Rashani nuk ia ka dalë të jetë gati për ndeshjet e muajit mars me Kosovën.

    Sulmuesi kosovar është i lënduar dhe nuk ka arritur të jetë gati që të vije në grumbullim me Dardanët për dy sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrën.

    Ka qenë vet Rashani që ka konfirmuar për Telegrafin se do të mungojë, teksa i ka uruar shumë suksese shokëve të Përfaqësueses.

    Por vendin e tij do ta zë Ermal Krasniqi dhe këtë e ka kuptuar Telegrafin ekskluzivisht.

    Sulmuesi malishevas po kalon formë të mrekullueshme te Cluj në Rumani ku në afatin kalimtar të janarit u transferua nga Ballkani.

    Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht se Krasniqi ka marrë ftesën dhe ka qenë në listën e pritjes nga trajneri Alain Giresse.

    Por pas lëndimit të Rashanit, Krasniqi pritet të grumbullohet nga trajneri Giresse dhe të jetë nën urdhrat e francezit për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.

    Krasniqi ka luajtur 90 minuta të dielën në sfidën Cluj – Rapid Bucuresti dhe tanimë ka marrë rrugë për në Kosovë.

    24-vjeçari kishte disa ditë të lira, por nuk do t’i shfrytëzojë ditët e lira pasi ai pritet të vihet menjëherë të hënën nën urdhrat e trajnerit Giresse.

    Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ferizajt, Llapit, Malishevës e Feronikelit ka shkëlqyer te Cluj, ku në 10 ndeshjet e para në kampionat ka shënuar katër gola e ka asistuar në një tjetër.

    Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë /

    TË LIDHURA

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30

    Juventusi avancon në fazën nokaut

    22/06/2025 20:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.