Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani shënojnë në fitoren e Rapidit
    Ballina-1

    Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani shënojnë në fitoren e Rapidit

    19/01/2024 23:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani kanë kontribuar me nga një gol, ndërsa Florent Hasani me një asistim në fitoren e Rapid Bukureshtit në shtëpi kundër Craiovas.

    Të premten, Rapidi fitoi 4:3 në duelin që i takoi xhiros së 22-të të Superligës rumune.

    Sulmuesi i krahut, Krasniqi realizoi gol në ndeshjen e parë zyrtare me Rapidin. Ai realizoi në minutën e 43-të pas asistimit të Florent Hasanit për ta barazuar rezultatin në 1:1.

    Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 73-të për ta ngushtuar rezultatin në 3:2, përpara se Rapidi të realizojë edhe dy herë për ta fituar ndeshjen.

    Krasniqi e Hasani ishin titullar te Rapidi dhe u zëvendësuan në pjesën e dytë, ndërsa Rrahmani u aktivizua deri në minutat e kohës shtesë të takimit.

    Me këtë fitore, Rapidi është i treti në tabelë me 36 pikë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.